TIK-u mund të ndryshojë ritmin e zhvillimit ekonomik

 

Po mundohemi që në kuadër të përgjegjësive që kemi ta ngrisim profilin e sektorit të TIK-ut në një nivel, i cili ndoshta nuk ka qenë aq i shpërndarë në shoqërinë tonë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë një vizite që i  bëri të premten Kompanisë ,,Fingermarket” në Prishtinë, që ofron shërbime online, ku u prit nga drejtuesi e saj.

Stavileci më tej theksoi se MZHE është në proces të promovimit të konceptit të ekonomisë digjitale, ekonomi kjo që bazohet në tri elemente; dije, shkathtësi dhe kreativitet.

“Ne mendojmë që sektori i TIK-ut, mund të ndryshojë ritmin e zhvillimit ekonomik, sepse bën ndryshime edhe në shumë degë të tjera të ekonomisë. Ideja e digjitalizimit të bizneseve, e digjitalizimit të shërbimeve është tepër e rëndësishme, sepse në këtë mënyrë  ua mundësoni atyre një vlerë të shtuar të kostos operative, njëherit mundëson që bizneset të jenë sa më afër konsumatorëve që kanë”, ka thënë ministri Stavileci.

Nga ana tjetër, Diedon Kica, drejtor komercial i Fingermarket, duke falënderuar ministrin Stavileci për vizitën, tha se kjo Kompani  ka për qëllim që në Kosovë të bëj digjitalizimin e bizneseve në mënyrë që t’i mundësojë bizneseve sa më lehtë të gjejnë njëri tjetrin, respektivisht partnerët potencial, investitorët, por edhe produktet dhe shërbimet që janë të interesuar t’i bashkëveprojnë ndërmjet veti.

Fingermarket.Inc është kompani Amerikan me Zyre Qendrore në Delaware të SHBA-së dhe nga janari 2016 operon edhe në Kosovë me degën e saj të parë në Prishtinë: Fingermarket Corporation-Kosovo Branch.

Fingermarket.com është një platformë që i fuqizon bizneset në zhvillimin e tyre përkrah profesionistët në gjetjen e mundësive të reja. Kjo kompani gjithashtu synon të bëjë zhvillimin e tregtisë online (e-commerce) dhe në anën tjetër të rris punësimin e të rinjve. Kompania aktualisht ka 100 të punësuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …