Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka njoftuar aleatët e vet për takimin e tij të parë me kolegët nga NATO-ja në Bruksel, se SHBA-të do të mbajnë marrëveshjen e kaluar dhe do të sigurojnë se Aleanca do të jetë e gatshme që të mbrohet edhe kundër agresionit të mundshëm rus, transmeton Reuters. Tillerson ka paralajmëruar aleatët e NATO-s që të shtojnë buxhetet ushtarake ose të ideojnë planin për arritjen e udhëzimeve buxhetore të Aleancës për dy muajt e ardhshëm.
