Tim Judah

Tim Judah: Rusia do të përfitonte shumë nëse negociatat Kosovë-Serbi përfundojnë me shkëmbim të territoreve

Gazetari dhe analisti i Britanisë së Madhe, Tim Judah tha sot se Rusia do të përfitonte shumë nëse rezultati i negociatave Beograd-Prishtinë do të ishte njohja e Kosovës dhe shkëmbimi i territoreve. “Rusia mund të përdorë precedentin në një përpjekje për të siguruar marrëveshje të ngjashme për territoret separatiste që janë nën kontrollin e saj në Moldavi dhe Gjeorgji, Osetia Jugore dhe Abkhazia, ka thënë Judah për mediet në Serrbi. Duke komentuar takimin e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë kremtimit të 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të dielën në Paris, Judah rikujton se “në vitin 2014, kur Rusia mori Krimenë, Putin përmendi Kosovën si një precedent”. ”Pra, është logjike që në të ardhmen Kosova të përdoret për përfitim rus. Për Putinin, ka kuptim të përsosur për të mbështetur ndryshimin e kufijve në rastin e Kosovës, veçanërisht pasi Rusia ka njohur Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë dhe tani ka probleme me Ukrainën.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …