Eksperti i njohur britanik, Tim Judah ka deklaruar se zgjedhja e Donald Trumpit në postin e kryetarit të Amerikës nuk do ta kthejë Kosovën në Serbi. Po zgjedhja e tij në krye të shtetit më të fortë të botës është zgjedhje e keqe si për SHBA-në ashtu dhe për botën tjetër. Judah Trumpin e ka krahasuar me liderin radikalëve serbë Vojislav Sheshelin. “E kam shumë të qartë se zgjedhja e Trumpit është e keqe si për SHBA-në ashtu dhe për pjesën tjetër të botës. Po ta krahasoja këtë me Ballkanin: Votuesit për Brexit, ashtu si i shoh unë, janë ata që në vitet e 90-ta e kanë përkrahur Sheshelin prandaj dhe nuk habitem pse ai e përkrah Trumpin, i ka thënë gazetës “Blic” të Beogradit, analisti Tim Judah. Të dy, përfaqësojnë një lloj nacionalizmi destruktiv. “Shesheli ka dashur që Serbinë ta bëjë të madhe e këtë e do edhe Trump, por jo territorialisht. Për ithtarët e Trumpit, meksikanët, latinoamerikanët dhe myslimanët janë si ustashët, xhihadistët, të cilët Trump do t’i deportonte në kuptimin e spastrimit të 11 milionë meksikanëve ose nga 15 mijë sish brenda ditës”, ka thënë Judah.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …