Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka deklaruar se me çështjen e Dik Martit duhet të merren krerët e qeverisë. “Janë krerët e qeverisë që duhet të merren me këtë çështje, sepse ajo çfarë e dëgjuam është që kanë dashur ata që të kryejnë një sulm Serbia, sepse nuk është hera e parë që ata kërcënojnë në këtë mënyrë, duke e ditur se senatori Dick Marty është ai që ka ngritur aktakuza për krerët e UÇK-së me supozimet e tij që kanë kryer gjenocid. Janë institucionet e Kosovës, kryeministri dhe presidenti ta ngrenë në nivele më të larta këtë shqetësim. Sepse, arsyeja u pa që ka qenë që shërbimet sekrete serbe kanë dashur ta eliminojnë Dick Marty-n, në mënyrë që kjo t’u lihet shqiptarëve”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …