Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj iu ka kundërpërgjigjur deklaratës së një Bajqinovacit të vetëvendosjes, e cili shpërfilli deklaratat e deputetes Kadrijaj, duke i trajtuar si “hajgare”. Deputetja Time Kadrijaj ka shkruar se ka kohë që AAK-ja ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Albin Kurti iu shërben agjendave armiqësore.
Bëj thirrje publike për aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave!
A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse?
A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?
Shpresoj që do hetohet kjo temë më seriozisht, pasi që çdo lëvizje e Albin Kurtit e shton dyshimin që ai është i kapur nga armiqtë e Kosovës, ka shkruar deputetja, Time Kadrijaj.