Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj propozimit të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për formimin e një komisioni tjetër ad hoc për verifikimin e mandateve, duke e cilësuar këtë si të panevojshme dhe jashtë procedurës. Kadrijaj theksoi se komisioni ekzistues ad hoc e ka përfunduar punën e vet. U kërkua nga kryesuesi që të formohet ndoshta edhe një komision tjetër, gjë që e kundërshtuam. Nuk ka nevojë për një komision të ri, pasi i pari e ka kryer detyrën e tij,” tha ajo. Ajo shtoi se qëndrimet e AAK-së mbeten të pandryshuara, duke e akuzuar qeverinë për shkelje të Kushtetutës dhe duke ritheksuar se nuk do të pranojnë manovra që, sipas saj, zvarrisin procesin legjislativ.
