Time Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe ushtrisë tashmë janë kryer dhe shumë të tjera do të kryhen pa Pacollin

Time Kadrijaj: Edhe projektligji i demarkacionit duhet t’i kalojë procedurat parlamentare sikur projektligjet e tjera

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike tashmë ka në duar projektligjin për demarkim të kufirit me Malin e Zi, para se ky i fundit të kalojë për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës. Zëvendëskryetarja e këtij komisioni, deputetja e AAK-së, Time Kadriajaj ka bërë të ditur se ngjashëm sikurse të gjithë projektligjet tjerë, edhe ky për demarkacionin do të kalojë përmes komisionit parlamentar. ”Edhe projektligji i demarkacionit duhet t’i kalojë procedurat parlamentare sikur krejt projektligjet tjera”, tha Kadrijaj. Deputetja e AAK-së tha se pa kaluar përmes komisionit nuk do të mund të përcillet për në seancë plenare. ”Fillimisht duhet të kaloj përmes komisionit parlamentar për punë të jashtme e më pas të procedohet për seancën plenare”, shtoi ajo.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, në seancën në të cilën është diskutuar programi i Qeverisë, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj forcim të kontrollit të Doganës, ku sipas tij, po bëhet kontrabanda më e madhe me cigare, alkool e naftë.  Cigaret, alkooli e nafta janë kontrabanda ma e madhe që po e gërryejnë buxhetin e Kosovës”, ka thënë Haliti. Më pas ai ka përmendur edhe ndërmarrjet e mëdha, pa i specifikuar me emra, të cilat sipas tij po bëjnë evazionin më të madh fiskal në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka reaguar kundër deputetëve të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe Drita Millaku e cila e ka akuzuar kreun e Kuvendit se me dijeni të tij dhe të Hashim Thaçit gjoja qenka vrarë komandant “Drini”. Ndërsa deputeti Molliqaj tha se  SHIK-u, ka bërë krime.  Në këtë debat u përfshi edhe deputetja, Drita Millaku e cila e akuzon Veselin për vrasjen e Ekrem Rexhës-Komandant Drini. Pas reagimit kryekuvendari Veseli i ka dërguar letër një letër kryeprokurorit të Shtetit, nëpërmjet të cilës kërkon që Prokuroria  të kërkojë  fakte nga deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, e cila në seancën e së mërkurës ka akuzuar publikisht presidentin Hashim Thaçi dhe krye parlamentarin Kadri Veseli lidhur me vrasjen e Ekrem Rexhës – i njohur si Komandant Drini. Drita Millaku është familjare e kryeporkurorit, Rexhat Millaku, inspektor dhe prokuror shumëvjeçar i regjimit të Titos dhe i EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …