Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, i është kundërpërgjigjur kryetari të këtij komisioni, Haki Abazi, i cili ka akuzuar opozitën për sabotim të procesit për caktimin e ambasadorëve. Kadrijaj ka thënë se sigurimi i kuorumit nuk është detyrë e opozitës, por partisë në pushtet. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se nuk ka dashur të bëhet pjese e dështimit të politikës së jashtme të Qeverisë Kurti. Kryetari i komisionit në pa mundësi të sigurimit të deputetëve të pozitës që në komision janë 7, në krahasim me opozitën që ka vetëm 4 deputetë, e ka prishur konfidencialitetin dhe me ka akuzuar mua se kam sabotuar mbledhjen e komisionit bashke me deputeten e PDK-së. Sigurimi i kuorumit është detyrë e pozitës dhe unë nuk kam dashur të bëhem pjesë e dështimit të politikës së jashtme të qeverisë. Ambasadorët janë shkarkuar prej mesit të muajit maj e tash jemi në fillim të shtatorit. Kjo qeveri është një dështim total!”, ka shkruar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …