leoni

Time Kadriaj

Time Kadrijaj, kritikon Ministrinë e Jashtme, në lidhje me gjobën që ka marrë nga AIP-ja për diplomatin, Prindon Sadriu

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, në lidhje me gjobën që ka marrë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi për shkak të diplomatit, Prindon Sadriu. Kjo gjobë prej 13 mijë eurove ishte dhënë, pasi Ministria e Jashtme kishte refuzuar të japë për mediat dokumente, të cilat lidheshin me shpenzimet e diplomatit Prindon Sadriu. Ministria pranoi të paguante gjobën vetëm për të fshehur skandalin e Sadriut. është pajtuar që më mirë të paguajë 13 mijë euro gjobë sesa t’i bëjë publike të dhënat e këtij diplomati, i cili po shihet se është i paprekshëm, pavarësisht skandaleve”, tha Kadrijaj gjatë seancës së Kuvendit. Time Kadrijaj  ka kërkuar nga ministria Donika Gërvalla të japë llogari para deputetëve dhe kërkoi të dijë nëse do të merren masa pas kësaj gjobe, për shkak të diplomatit Sadriu, i cili është edhe burri i Vjosa Osmanit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …