Diplomati anglez, Timoti Less, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti ka të drejtë kur kërkon që kryetaret e rinj shqiptarë ta ushtrojnë detyrën e tyre zyrtare në komunë, por në politikë nuk vendos ai që ka të drejtë, por ai që është më i fuqishëm. Tensionet akoma janë të larta në pjesën veriore të Kosovës. Serbët lokalë po insistojnë që kryetarët e rinj shqiptarë të japin dorëheqje nga postet e tyre në katër komunat veriore. E kuptoj logjikën e qëndrimit të Kryeministrit Kurti. Nga këndvështrimi i tij, veriu është pjesë e Kosovës, pavarësisht se kush jeton atje dhe çfarë duan. Nëse kryetarët e komunave japin dorëheqjen, atëherë ata duhet të zëvendësohen dhe kjo u bë pas zgjedhjeve demokratike në veri. Tani kryetaret e rinj duhet të lejohen të lëvizin në zyrat e tyre për të kryer punët. Çdo gjë më pak do të ishte një shkelje e ligjit dhe kushtetutës”, tha Timoti Less.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …