Pandeli Majko

Tirana për herë të parë do të jetë mikpritëse e punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Tirana, për herë të parë do të bëhet  mikpritëse e punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila do të zhvillojë punimet prej  27 deri në 30 maj. Në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar do të marrin pjesë rreth 700 pjesëmarrës nga vendet anëtare të NATOS-s, vendet vëzhguese, vendet partnere, Parlamenti Evropian, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës. Në një deklaratë për mediat, Kryetar i delegacionit të Shqipërisë në ASP, Pandeli Majko bëri të ditur se Asambleja Parlamentare e NATO-s përbëhet nga 257 anëtarë. Ata janë parlamentarë të zgjedhur nga radhët e deputetëve të parlamenteve kombëtare nga vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut. Kjo është e bazuar në procedura të cilat sigurojnë që përbërja e delegacioneve të reflektojë përfaqësimin e forcave politike në çdo Parlament Kombëtar. Asambleja Parlamentare e NATO-s, që nga krijimi i saj në vitin 1955, u siguron anëtarëve të saj mundësinë që të debatojnë çështjet politike dhe të sigurisë së Aleancës dhe të ndikojnë në marrjen e vendimeve që lidhen me të ardhmen e saj. Asambleja Parlamentare e NATO-s kontribuon në çështjet kryesore që kanë të bëjnë me sigurinë e zonës Euro-Atlantike dhe ndihmon në kontrollin më eficent nga parlamentet kombëtare t? ? institucioneve që kanë të bëjnë më mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …