Tirana po kthehet në destinacionin e preferuar të shumë turistëve nga e gjitha bota, duke pritur 1 milionë vizitorë në muaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua me disa prej grupeve të shumta të turistëve që vizitojnë këto ditë kryeqytetin shqiptar. Në promovimin e pikës së informacionit për turistët në Sheshin “Skënderbej”, Veliaj ndau edhe një bisedë me turistët, për transformimin e qytetit dhe potencialin turistik që ofron Tirana. Ai theksoi rëndësinë e turizmit për ekonominë e qytetit dhe shprehu kënaqësinë për faktin se Tirana po shndërrohet, gjithnjë e më shume, në një qendër tërheqëse për turistët nga e gjithë bota. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që kemi një Tiranë plot me turistë sot. Është shumë e rëndësishme që kemi marrëdhënie shumë të mira mes shtetesh, mes qytetesh, por marrëdhëniet më speciale janë mes njerëzve, sepse çdo turist e qytetar kthehet në një ambasador që përhap lajme të mira për vendet që viziton dhe për eksperiencat që ka”, theksoi Veliaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …