Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, ka kërkuar përjashtimin e krerëve të Gjykatës Speciale, duke i akuzuar për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë. Tobi Kadman është shprehur se “Deklaratat e Ekateria Trendafilovës në një konferencë dipomatike, minojnë vendimmarrjen e saj të pavarur dhe të paanshme, si dhe dëmtojnë administrimin e drejtësisë”, thuhet në aplikimin përmes së cilit është bërë ankesa. Gjatë muajit mars, Euronews kishte publikuar një trankript që ishte marrë nga një konferencë mes diplomatëve evropianë, të cilën e kishte udhëhequr Ekaterina Trendafilova. Konferenca, e cila përmendet në ankesën e bërë nga mbrojtja e Haradinajt, raportohet se është mbajtur gjatë muajit dhjetor të vitit 2020.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …