Mbrojtja e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt e kundërshton vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake

Toby Cadman: Trupi gjykues ka shqiptuar dënim shumë të lartë për krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj

Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman ka deklaruar se trupi  gjykues, i Gjykatës Speciale në Hagë  ka shqiptuar dënim shumë të lartë për dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Në seancën e Apelit të Gjykatës Speciale në Hagë, ai ka thënë se nëse akuzat kundër Haradinajt nuk rrezohen, atëherë duhet të shkurtohet dënimi. Ai ka apeluar aktgjykimin e trupit gjykues në maj të këtij viti, ku ish-krerët e OVL-UÇK u shpallen fajtor dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burg. Parashtrimi ynë është që procedurat nuk kanë qenë të drejta. I gjithë çështja e prokurorisë mbështetej në tre anëtarë të personelit të Zyrës së Prokurorit  dy prej të cilëve kanë dhënë prova që ne i kemi parashtruar me shkrim që janë prova jo të besueshme në raportim më të mirë e herë pas here nuk janë as të ndershme, ndërkohë dëshmitari i tretë siç mund ta kujtoni kujtesa e të cilit ishte kufizuar lidhur me atë çfarë kishte ndodhur në ngjarjet e vitit 2020, ndërkohë që dëshmitari i fundit, një gazetar, zoti Berisha e minoi çështjen e prokurorisë, dhe përcaktoi në fakt, i dha më shumë rëndësi një ndër pjesëve kryesore të mbrojtjes në rastin e Haradinajt, nuk tha gjë tjetër veçse justifikoi që veprimet e tij ishin në interes të publikut, një tezë që e kishim edhe ne”, ka thënë Cadman.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …