Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, vazhdon përpjekjet e tij në Gjykatën Kushtetuese rreth hetimit të ish-kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Xhek Smith. Pasi dorëzoi ankesën në Gjykatën Kushtetutese të Hagës, ku përfshiu edhe dosjen e ish-agjentit federal, John Monihan, Cadman, vazhdon të insistojë që Jack Smith duhet të hetohet. Duke përmendur dosjen e Moinihan, Cadman ka theksuar se dosja tregon që “Jack Smith ka qenë i përfshirë në zbulimin e dosjeve”. “Në lidhje me rëndësinë e letrës, Mbrojtja thekson se faqja 4 e Parashtresës A të Ankesës nënkupton se dokumentet e dorëzuara në Shoqatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë dalë nga ish-Prokurori i Smith dhe faqja 3 e Provës C tregon për përfshirjen e ish-Prokurorit në rrjedhjen e dokumenteve. Të dy pasazhet kanë një ndikim në mbrojtjen e kurthit-nxitjes”, thuhet në këtë përgjigje të avokatit Cadman. Një dosje kundër Jack Smith, ish-Prokurorit të Hagës, është ngritur në Departamentin e Drejtësisë.
