Von Cramon thotë Macron ka dëshirë që Samiti i Parisit të jetë i suksesshëm për të ofruar liberalizimin Kosovës

Toby Vogel: Ideja e kryetarit francez, Emanuel Macron, lidhur me vendet e Ballkanit nuk do të përkrahet nga shtetet e bllokut

Njohësit e politikave të Bashkimit Evropian thonë se propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e një organizate të re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut, është një përpjekje e tij për ndaluar zgjerimin e BE-së. Toby Vogel, analist dhe ekspert për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor me bazë në Bruksel, vlerëson se ideja e presidentit Macron nuk do të përkrahet nga shtetet e bllokut. Përveç që e cilëson propozim të zbehtë dhe me shumë paqartësi, ai thotë se Macron përmes kësaj ideje shpërfaq kundërshtimet që ka në raport me anëtarësimin e shteteve të reja në BE. Është e qartë se zgjerimi i BE-së nuk po shkon askund, sigurisht jo për Ballkanin Perëndimor dhe një nga arsyet për këtë është presidenti Macron. Ka qenë ai i cili ka bllokuar, për shembull, hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thotë Vogel në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …