Kryesuesi i Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Tobi Vogel, ka deklaruar se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të punojë me më shumë përkushtim për të forcuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se Kosova duhet të miratojë një qasje më diplomatike me aleatët e saj më të afërt, veçanërisht me Gjermaninë, e cila ka një rol vendimtar në politikën e BE-së ndaj Kosovës. Gjermania ka qenë shumë e afërt me Vuçiqin dhe lidershipin serb dhe ka zhvilluar lidhje gjithnjë e më të forta ekonomike me Serbinë. Nuk ka asgjë që Kosova mund të bëjë për ta balancuar këtë, por duhet të jetë e vetëdijshme për pozicionin e saj më të dobët politikisht, ekonomikisht dhe diplomatikisht. Pikërisht për këtë arsye është jetike që të krijojë marrëdhënie më të ngrohta dhe më korrekte me aleatët kryesorë,” tha Tobi Vogel. (REL).
