Hulumtuesi nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel, Toby Vogel, ka thënë se Samiti BE-Ballkan në Sofje, i projektuar si “Selaniku 2”, ishte shumë zhgënjyes, sepse në thelb nuk erdhi te riafrimimi i perspektivës për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. Duke folur për çështjen e Kosovës ai tha se “udhëheqësit serbë përfundimisht duhet t’u tregojnë qytetarëve të tyre se Beogradi e ka humbur kontrollin mbi Kosovën 20 vjet më parë”. Vogel ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kryetari francez Emmanuel Macron “hodhi një kovë me ujë të ftohtë” në aspiratat evropiane të vendeve kandidate nga Ballkani, me deklaratën se BE-ja duhet së pari të kryejë reformat e brendshme para se të pranojë anëtarë të rinj. Më tej ai theksoi se është zhgënjyese që shkaku i Kosovës në samit nuk mori pjesë kryeministri i Spanjës dhe se “e gjithë kjo tregon se BE-ja nuk ka rikonfirmuar fuqishëm angazhimin e tyre për zgjerimin në Ballkan”. Sipas tij, anëtarësimi në BE apo procesi i pranimit nuk është një mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve dypalëshe. Vogel mendon se është obligative që Serbia formalisht ta njeh Kosovën për t’u anëtarësuar në BE. Megjithatë, sipas tij, ajo duhet të pranojë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme brenda kornizës të së drejtës ndërkombëtare, që do t’i mundësojnë Serbisë dhe Kosovës de facto marrëdhënie shtetërore, diplomatike dhe të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …