Togeri, i FSK-së, Ismail Sekiraqa shpallet i pafajshëm dhe kthehet në atdhe

Togeri i FSK-së, Ismail Sekiraqa shpallet i pafajshëm dhe kthehet në atdhe

Togeri,  Ismail Sekiraqa, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës është shpallur i pafajshëm nga një gjykatë amerikane dhe është liruar nga të gjitha aktakuzat. Ai tashmë ka arritur në Kosovë. Togeri Sekiraqa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndjekur trajnimin bazik për oficer të njësisë së Mbrojtjes Kimike Atomike dhe Biologjike, nga  16 shkurt 2016 deri me 17 qershor 2016,  si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi dy paleshe ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes. Ai në qershor të këtij u arrestua në SHBA nën dyshimin për  abuzim seksual dhe pas përfundimit të procedurave gjyqësore toger Ismail Sekiraqa  është shpallur i pafajshëm  nga gjykata kompetente e SHBA-ve. Pas deklarimit të gjykatës,  i pafajshëm, ai do të kthehet në vendin e punës, në njësinë e ku ka punuar më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …