leoni

Togerja e FSK-së Manushaqe Nura zuri vendin e parë në Garën ndërkombëtare, në Republikën e Kroacisë

Togerja e FSK-së Manushaqe Nura zuri vendin e parë në Garën ndërkombëtare, në Republikën e Kroacisë

Sot në Kroaci u mbajt ceremonia zyrtare për shpalljen e ushtarit më të mirë, për vitin 2016, mbajtur, për dy ditë, në poligonin ushtarak “Gjakovo” në Grubisnjo-Polje të Kroacisë. Gara për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë, që mbahet çdo vit në Kroaci, është njëra ndër garat ushtarake më të forta në botë. Në këtë garë ushtarake kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 15 shteteve të NATO-s, si dhe shumë përfaqësues të shteteve partnere të Kroacisë. FSK-në e kanë përfaqësuar tre pjesëtarë të saj: toger ja, Manushaqe Nura dhe tetarët: Binak Podrimçaku dhe Feti Pronaj. Në garën për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë të Kroacisë dhe atij ndërkombëtarë, kanë marrë pjesë 145 ushtarë, të cilët kanë marshuar 40 kilometra me 17.6 kilogram ngarkesë në shpinë, si dhe i kanë kaluar-ekzekutuar 13 detyra ushtarake.  Kështu, në konkurrencën e femrave, togerja Manushaqe Nura zuri vendin e parë dhe është nderuar me medalje, ndërsa në konkurrencën ndërkombëtare mjaftë të fortë të meshkujve, tetari Binak Podrimçaku zuri vendin e tretë, ndërsa, tetari Feti Pronaj të 13-tin, në konkurrencën ndërkombëtarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …