Tom Yazdgerdi: Nuk do të dënohen të gjithë luftëtarët e UÇK-së për krime lufte, (por vetëm ata për të cilët ka dyshim, Dik Marti, Beogradi zyrtar dhe LDK-ja)
Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Tom Yazdgerdi ka deklaruar për mediet se politika amerikane pret nga Kosova që sa më parë të formojë Gjykatën Speciale kundër UÇK-së dhe të mos kthehet votimi mbrapa. Gjykata Speciale, sipas tij ka të bëjë me individë, kuptohet me krerët e luftës në Kosovë dhe jo me të gjithë luftëtarët e UÇK-në. Z. Tom lavdëroi Qeverinë e vendit se është treguar tejet e suksesshme në aspektin e negocimit me Holandën për vendosjen e gjykatës në atë vend, meqë BE-ja dhe Amerika nuk iu besojnë gjykatave të Kosovës të cilat deri tani kanë dënuar për krime lufte qindra komandantë eprorë dhe luftëtarë të UÇK-së. Askush nuk është duke dënuar tërë organizatën ka sqaruar ai. Mendoj se drejtësia është e bazuar në veprimet e individëve dhe kjo është mënyra që duhet të jetë. Pra, përsëri, unë mendoj se është e rëndësishme që Kosova të marrë vendim të vështirë, vendim të vështirë në kuptimin e plotë të fjalës dhe ta përfundojë punën. Unë e di se Qeveria ka qenë e suksesshme në negocimin e kësaj marrëveshjeje të përkohshme me Holandën, ku Gjykata do të vendoset, ka thënë Yazdgerdi. Z. Tom askush në Kosovë nuk i ka treguar listën e komandantëve, eprorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së të cilët janë dënuar dhe po dënohen qysh prej vitit 1999 e deri sot.
1. Gjykatat vendore, rajonale e ndërkombëtare kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së prej vitit 1999 deri në vitin 2105
Nga më shumë se 110 proceset e montuara politike, që janë mbajtur gjatë seancave gjyqësore kundër luftëtarëve të UÇK-së, prej vitit 1999 e deri në vitin 2015, nga gjykatat ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës, EULEX-it, gjykatat në Serbi e Maqedoni, vetëm në 16 procese gjyqësore janë dënuar rreth 100 luftëtarë të lirisë, në Kosovë, Maqedoni e në Serbi. Disa prej tyre pasi janë mbajtur me vite të tëra nëpër burgje janë liruar të pafajshëm. Proceset e tjera kanë të bëjnë kryesisht me dënime individuale si dhe me grupe të vogla, dënime deri në 1 vit, apo dënime me kusht. Nga ky mes janë dënuar disa qindra.
Disa procese të montuara politike kundër shqiptarëve pas luftës nga gjykatat ndërkombëtare e vendore, në Serbi, Holandë, Kosovë, Maqedoni e në Shqipëri, prej vitit 1999 e deri më 2015, kanë pasur dhe kanë për qëllim diskreditimin e tri luftërave tona çlirimtare. BE-ja nuk është ngopur me getoizimin që vazhdon t’ iu bëjë shqiptarëve dhe mbetet krejt indiferente me masakrimin e forcave policore e ushtarake serbe rë 1200 fëmijëve të moshës së mitur gjatë luftës 1998-1999, vrasjen e pushkatimin e 12.000 civilëve shqiptarë, dhunimin e mijëra grave e vajzave shqiptare nga ushtria dhe policia e Serbisë.
BE-ja tani në mënyrë arbitrare dhe ultimative kërkon të themelohet edhe një gjykatë speciale, gebelsiane, kundër shqiptarëve si ato që kishte themeluar dikur Evropa kundër hebrenjve në Gjermani dhe në shumë shtete të saj. Gjykatat Speciale, mono-etnike, janë gjykata raciste dhe fashiste. Të tilla nuk ka pasur në botë përveç ndoshta në ndonjë shtet të Afrikës, mbase edhe në Kamboxhë. Presioni i BE-së dhe disa shteteve me ndikim ka bërë që Kuvendi i Kosovës, duke shkelur ligjet dhe procedurat e Kuvendit, duke shkelur edhe praktika e Kushtetutës, me shumicë votash ka aprovuar kërkesën e Qeverisë për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.
Gjatë këtyre 15 viteve, luftëtarët e lirisë janë akuzuar për krime lufte dhe janë dënuar nga:
Gjykatat e UNMIK-ut, të instaluara në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës:
Tribunali i Hagës, në Holandë,
Gjykatat e Serbisë në Beograd,
Gjykatat e EULEX-it, në Kosovë, ndonjëherë në bashkëpunim me gjykatat vendore, Gjykatat themelore, Gjykatat e apelit etj,
Gjykatat në Maqedoni, kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, madje në një rast edhe nga Gjykata e Tiranës.
Janë arrestuar, janë mbajtur me vite të tëra në arrest, në paraburgim, janë liruar të pafajshëm, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës dhe në gjykatat e përmendura:
Haradin Balaj, Idriz Bala, Lahi Brahimaj, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Isak Musliu, Rrustem Mustafa, Latif Gashi Nazif Mehmeti. Daut Haradinaj, Bekim Zekaj,
Ahmet Elshani, Ramush Ahmetaj, Agush Memishi, Samet Hajdari,
Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Burim Fazliu, Selman Sadiku, Faton Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Sadik Aliu, Shefqet Musliu, Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, Shemsi Nuhiu, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi,
Naser Shala, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala.
Besim Shurdhaj, Naser Shatri, Ruzhdi Saramati, Rrustem Dema, Enver Axhami, Ejup Runjeva, Bujar Tafili,Nuhi Provoliu,
Sylejman Selimi, Sami Lushtaku Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Hysni Thaçi, Avni Zabeli, Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku,
Nazim Bllaca, Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi, Selim Krasniqi, Bedri Zyberaj, Xhavit Elshani, Milaim Latifi, Agron Krasniqi, Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina, Jeton Kiçina, Riza Aliaj, Shaban Hoti, Haki Rexhepi Lirim Jakupi, Fatos Aliu, Amir Sopa, Hebib Ahmeti, Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mehdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftjar Beqiri, Tafil Dauti, Hanefi Dervishi, u mbyt në tortura në Burgun e Manastirit.
Rametulla Dauti, Shkëndim Dauti, Ibrahim Sulejmani, vdiq në burgun e Shtipit, në prag të komunikimit të pafajësisë për krime lufte. Roland Bartesko, Dritan Goxhaj e të tjerë.
Të gjitha këto gjykata kanë dënuar qindra luftëtarë të lirisë dhe aktualisht po merren me hetime e gjykime kryesisht për ato lëndë penale që janë konsideruar “krime gjatë luftës” apo “krime të luftës”. Asnjë nga këto gjykata nuk ka marrë për bazë se, cila palë ka kryer krime dhe mbi cilat motive, por duke qenë se faktori ndërkombëtar nuk shpalli humbës as fitues të luftës, gjykatat e instaluara në Kosovë filluan të ndjekim kryesisht luftëtarët shqiptarë, për të cilët regjimi i Milosheviqit pretendonte se kanë kryer krime, ndërsa kriminelët serbë kishin ikur në Serbi dhe kishin shpëtuar nga ndjekja e gjykatave ndërkombëtare, edhe pse ata i kishin kryer krimet kundër popullatës civile shqiptare brenda territorit të Kosovës.
Dhe, nuk kanë mjaftuar që këto gjykata kanë dënuar qindra ish-luftëtarë për vepra të kualifikuara si “krime lufte”. Numri i saktë i të dënuarve nuk dihet. Nuk e dinë shoqatat e luftës, as veteranët. Ndoshta edhe e dinë por listat asnjëherë nuk janë publikuar.
Numrin e saktë të dënuarve nga radhët e pjesëtarëve të UÇK-së, në periudhën 15-vjeçare, pas luftës e di mjaft mirë Ministria e Drejtësisë, por ajo ose nuk ka vullnet ta shpall, as t’i tregojë opinionit se për 15 vjet katër gjykata, ndërkombëtare, rajonale dhe vendore kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së, të akuzuar për vepra, që konsiderohen krime të kryera gjatë luftës dhe për krime lufte, meqë sipas akuzave ata kanë vrarë dhe kanë torturuar spiunë të regjimit të Milosheviqit dhe policë e ushtarë serbë.
Disa pyetje Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës
Pse Ministria e Drejtësisë nuk i tregon opinionit të vërtetën se luftëtarët e UÇK-së janë akuzuar dhe janë dënuar në mënyrë intensive prej vitit 1999 e deri në vitin 2014 dhe shumë nga ata edhe aktualisht po mbahen në arrest, të akuzuar për gjoja krime lufte?
Pse nuk tregohet numri i të arrestuarve, të mbajtur nëpër burgje si të pandehur për vite të tëra dhe që janë liruar të pafajshëm, dhe të cilët kurrë nuk janë zhdëmtuar?
Pse fshihen këto fakte kur edhe vetë sajuesja e gënjeshtrës virtuale për trafikim të organeve, Karla Del Ponte ka deklaruar se është i panevojshëm një Tribunal Special, pasi luftëtarët e UÇK-së janë dënuar dhe po dënohen në tribunalet vendore dhe në ato ndërkombëtare?
Pse Ministria e Drejtësisë nuk i publikon emrat e të dënuarve shqiptarë për të parë dhe për t’ u bindur se shumë më tepër janë dënuar pjesëtarë të UÇK-së në Kosovë, sesa ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar Serbia kriminelë të luftës që kanë masakruar, dhunuar, kanë kryer gjenocid dhe spastrim etnik në vendin tonë? Derisa Serbia dënon katër vjet burg një kriminel që ka vrarë 22 shqiptarë, një ish komandanti i një zone të luftës çlirimtare është dënuar 6 vjet burg për torturim të inskenuar të një bashkëpunëtori të Serbisë së kohës së Milosheviqit.
Fushata e organizuar nga UNMIK-u kundër UÇK-së ka filluar prej ditës kur kreu i luftës pranoi që UÇK-ja të demobilizohet
Fushata e organizuar nga autoritetet e UNMIK-u kundër luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së ka filluar prej ditës kur kreu i luftës pranoi që UÇK-ja të demobilizohet. Asnjë anëtar i SHP të UÇK-së nuk ishte deklaruar haptas kundër demobilizimit, sepse procesi i tillë ishte paraparë me Konferencën e Rambujesë, të cilën e kanë përkrahur unanimisht të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, me përjashtim të Zëdhënësit të Përgjithshëm, Adem Demaçi, i cili për shkak se kundërshtoi Rambujenë, u detyrua ta pushojë angazhimin me të cilin e kishte caktuar SHP i UÇK-së.
Fillimisht, disa ditë pas zbarkimit në Prishtinë, forcat e KFOR-it kanë vrarë me armë zjarri, në një ceremoni manifestimi, dy luftëtarë të UÇK-së, në qendër të Prishtinës, ashtu sikur kanë vrarë edhe disa ish ushtarë të UÇK-së gjatë revoltave qytetare të 17 dhe 18 prillit të vitit 2004 dhe asnjëri prej tyre nuk është nxjerrë para drejtësisë. Nuk janë nxjerrë para drejtësisë as policët rumunë, të cilët vranë dy protestues të Lëvizjes Vetëvendosje, më 10 shkurt të vitit 2007.
Në Kosovë, qysh në vitin 1999, UNMIK-u ka filluar ndjekjen e të gjithë ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, duke u mbështetur në dosjet e hartuara nga Ministria e Drejtësisë e kohës së regjimit të Milosheviqit.
Dhe jo vetëm Kaq.
Janë arrestuar, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës, të akuzuar për krime lufte Haradin Bala, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.
Janë akuzuar nga Tribunali i Hagës, Ramush Haradinaj, komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, Fatmir Limaj, epror i lartë në Zonën Operative të Pashtrikut, të cilët janë shpallur të pafajshëm. Është shpallur i pafajshëm edhe eprori i UÇK-së, Isak Musliu, i akuzuar për krime lufte së bashku me Fatmir Limajn dhe Haradin Balën.
Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar për “Krime lufte” tre eprorë të UÇK-së.
Gjykatat e UNMIK-ut dhe të EULEX-it në Kosovë kanë shpallur fajtorë për krime lufte dhe kanë dënuar komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe dy eprorë të lartë të kësaj zone: Latif Gashin dhe Nazif Mehmetin.
Janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për gjoja krime lufte 5 luftëtarë të lirisë të Zonës së Kaçanikut, meqë gjatë luftës kanë likuiduar disa spiunë të Serbisë, të cilët kishin marrë pjesë në radhët e ushtrisë okupatore serbe.
Janë shpallur fajtorë për krime lufte dhe janë dënuar nga Gjykata e UNMIK-ut në vitin 2002: Idriz Balaj, Daut Haradinaj, Bekim Zekaj, Ahmet Elshani dhe Ramush Ahmetaj.
Gjykata e Apelit në Beograd fillimisht ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 11 ish-luftëtarët e UÇK-së. Agush Memishi u dënua 12 vjet burg, Samet Hajdari, 15 Nazif Hasani dhe Ahmet Hasani me nga 13 vjet burg, Burim Fazliu dhe Selmon Sadiku me nga 12 vjet burg, Faton Hajdari 10 vjet, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Sadik Aliu me nga tetë vjet secili, ndërsa Shefqet Musliu, pesë vjet burg.
Fazli Ajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, që ndodheshin në arrati janë dënuar në mungesë. Shemsi Nuhiu, është ekstraduar në Serbi në maj të vitit 2012. Pas katër vjet mbajtje në burg, gjykim dënim rigjykim, më në fund të gjithë u shpallën të pafajshëm.
Janë mbajtur me vite të tëra në burg të akuzuar nga EULEX-i për krime lufte në dy procese gjyqësore: Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj, të cilët pas dy proceduarve të rregullta të gjykimeve, më në fund janë shpallur të pafajshëm, por procesi konsiderohet i hapur.
EULEX-i ka arrestuar dhe ka dënuar me akuzë për krime lufte, Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku dhe disa eprorë të tjerë të UÇK-së, sikur janë: Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Hysni Thaçi, Avni Zabeli. Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku,
Janë shpallur fajtorë dhe iu janë shqiptuar dënime të rënda me burg, duke u mbështetur në të dhënat e dëshmitarit bashkëpunues dhe të instruktuar të EULEX-it, Nazim Bllaca, ish pjesëtarët e UÇK-së: Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi.
Dhe jo vetëm këta:
Një gjykatë speciale në Beograd ka dënuar 21 ish pjesëtarë të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova me dënime “në mungesë prej 5 deri në 40 vjet burg”. Të gjithë këta ndodhen në regjistrin e Interpolit të Serbisë dhe hetohen kudo në pikat kufitare, madje edhe në pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe mes Kosovës e Maqedonisë. Disa nga këta të dënuar në mungesë, nga një gjykatë e Beogradit, janë ndaluar disa herë në pikën kufitare të Morinës dhe janë mbajtur nën masën e arrestit me orë të tëra, deri sa kanë intervenuar autoritetet në Tiranë apo në Prishtinë. Një praktikë e tillë vazhdon të aplikohet edhe aktualisht.
Gjykatat në Beograd kanë dënuar në mungesë edhe qindra ish pjesëtarë dhe pjesëmarrës të luftës sonë çlirimtare. Të dhënat nuk janë publikuar për opinion.
Gjykata e UNMIK-ut ka mbajtur në arrest dhe ka dënuar me burg edhe luftëtarë të UÇK-së, që kanë pasur ndjekje penale nga regjimi i Milosheviqit para luftës së UÇK-së, sikur është rasti i dënimit të eprorit të UÇK-së, Naser Shatri, si dhe eprorit të Zonës Operative të Pashtrikut,Ruzhdi Saramati.
Në Gusht të vitit 2006, janë burgosur dhe janë dënuar gjeneral-brigade, Selim Krasniqi, nënkolonel Bedri Zyberaj, kapiten Xhavit Elshani, toger Milaim Latifi! Pas pesë vitesh të mbajtjes në paraburgim, janë liruar nga burgu i Dubravës: Selim Krasniqi, Bedri Zyberaj e Agron Krasniqi, që të tre të dënuar nga shkalla e parë me nga shtatë vite burg nën akuzën e pa faktuar se kanë kryer krime lufte mbi popullatën civile.
Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të identifikuar nga gjykata si “Grupi i Prizrenit”, janë liruar nga kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës i përbërë nga tre gjyqtar të EULEX-it dhe dy vendor derisa vendimi i shkallës së parë ishte dhënë në gusht të vitit 2006 nga ana e gjyqtarëve të administratës së UNMIK-ut. Të tre personat janë liruar pas shqiptimit të aktvendimit lirues sipas të cilit tre ish-luftëtarët janë të pastër përballë akuzës sipas të cilës janë mbajtur në paraburgim për pesë vite.
Janë shpallur fajtorë dhe dënuar edhe pse në mungesë të fakteve: Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina e Jeton Kiçina, Ata po mbahen qe 13 vite ne burg pa fakte të besueshme, të akuzuar se kanë vrarë oficerin e MUP-it të Serbisë, Hajrë Shtutica dhe disa anëtarë të familjes së tij.
Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, në gjykimin e zhvilluar në ndërtesën e Gjykatës Supreme në Prishtinë, ka dënuar 15 vjet burg Sabit Gecin për, sikur thuhet vrasje dhe keqtrajtime të të burgosurve në Kukës dhe Cahan gjatë viteve të luftës 1998-1999. Trupi gjykues shpalli aktgjykimet edhe për tre të akuzuar të tjerë, ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime të luftës, në burgun në Cahan. Riza Aliaj u dënua 12 vjet burg, Shaban Hoti nga Rezalla, 7 vjet dhe Haki Rexhepi nga Skenderaj 6 vjet burg. (2011).
Një gjykatë vendore ka dënuar luftëtarët e lirisë: Rrustem Dema, Enver Axhami, Ejup Runjeva, Bujar Tafili, Nuhi Provoliu, për shkak se kanë maltretuar bashkëpunëtorët e Serbisë në rrethin e Kaçanikut.
Gjykata Supreme e Maqedonisë ka vërtetuar dënimet kundër 17 të burgosurve nga fshati Brodec, të cilët u akuzuan nga autoritetet shtetërore maqedonase për veprime terroriste. Dënime maksimale për këtë rast që ndodhi në nëntor të vitit 2007, me ndërhyrjen e njësiteve policore speciale në fshatin Brodec, gjoja në kërkim të grupeve të armatosura, kryesisht goditën banorët e këtij fshati, të cilët përfunduan në burg, ndërsa organizatorët e grupit të armatosur: Lirim Jakupi nga Kosova lindore, Fatos Aliu nga Shqipëria dhe Amir Sopa gjenden në arrati, por që morën dënime nga 15 vite burg.
Hebib Ahmeti u dënua me 12 vjet burg, ndërsa të akuzuarit e tjerë:
Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftjar Beqiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkëndim Dauti u dënuan me nga dhjetë vite burg. Kohë më parë ndër të burgosurit, 52-vjeçari Hanefi Dervishi ndërroi jetë në qelinë e burgut, pas një sëmundje, e cila u vlerësua si vdekje e dyshimtë nga familjarët e tij. Sulmi i njësive speciale sllavo-maqedonase ( sipas disa burimeve edhe forcave serbe), u ndërmor më 7 nëntor 2007 në fshatin Brodec, në Malësi të Sharrit, ku vranë 6 dhe u plagosën 12 shqiptarë, ndërsa u arrestuan 13 veta, kryesisht banorë të fshatit.
Trupi gjykues ndërkombëtar i udhëhequr nga gjyqtari Tron Gundersen, në Mars të vitit 2009 ka dënuar me 17 vite burg ish ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Gashin, duke e shpallur atë fajtor sipas akuzës për veprën penale të krimeve kundër popullatës civile, të bazuar në ligjet e ish RSFJ-së, rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjin e procedurës penale të Kosovës. Avokati mbrojtës i të pandehurit, Fazli Balaj ka thënë se dënimi është i plotësisht i padrejtë, pasi që rasti për të cilin akuzohet Gani Gashi nuk mund të cilësohet krim i luftës.
Pasi është dënuar 15-vjet burg për pjesëmarrje në UÇK, është mbytur në burgun e Shtipit, Ibrahim Sylejmani, i cili vuante dënimin me burg prej 15 vjetëve, ndërsa në burgun e Shtipit ka qëndruar 4 vjet e gjysmë. Ai ishte dënuar për vepra penale që kishin të bënin gjoja me krime lufte gjatë vitit 2001, ndërsa me interpretimin autentik të Ligjit për amnisti në Kuvend, Ibrahim Sylejmani priste lirimin e tij.
Është dënuar 17 vjet burg luftëtari i UÇK-së nga Gjermania, Roland Bartesko, i akuzuar se ka kryer sulm mbi zyrën e Serbisë në Prishtinë.
Një Gjykatë të Tiranës, në vitin 2001 ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg oficerin e ushtrisë Shqiptare, pjesëtarin e UÇK-së dhe UÇPMB-së, Dritan Goxhai, me akuzë se ka dezertuar në radhët e ushtrisë shqiptare dhe iu ka bashkuar luftës së UÇK-së, si dhe me një akuzë të montuar, e cila nuk ishte faktuar në procesin gjyqësor.
(Në këtë vështrim kemi shkëputur shembujt e publikuar kohë pas kohe në Radion Kosova e Lirë dhe në disa medie të tjera të shpalljes fajtorë dhe dënimit me burg të ish-luftëtarëve të UÇK-së, vetëm në 16 procese gjyqësore, nga më shumë se 110 proceset e montuara politike që janë zhvilluar deri tani dhe ku janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar disa qindra shqiptarë, pjesëtarë të tri ushtrive tona çlirimtare).
Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka amnistuar të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krime lufte në Kosovë
Ja si i dënojnë gjyqet e Serbisë ushtarët kriminelë të Milosheviqit, që masakruan popullatën civile shqiptare, vranë e pushkatuan gra e fëmijë të pambrojtur dhe që dhunuan gra e vajza.
Po sjellim vetëm dy raste më karakteristike nga rastet e tjera
1oo vjet burg janë dënuar nëntë kriminelë serbë, në një gjykatë të Beogradit, të cilët vranë 120 shqiptare në Qyshk të Pejës, Lybeniq dhe në Zahaq, në prill të vitit 1999. Nëntë kriminelë dënohen mesatarisht me nga 10-11 vjet burg për vrasjen e masakrimin e 120 shqiptarëve. Kjo i bie që për një jetë njeriu, një jetë shqiptari, një kriminel serb dënohet mesatarisht me nënë muaj burg, të cilat nuk i mban as gjysmën.. Ky është vendimi i gjykatës së shkallës së Parë. Nëse ata ankohen, mund edhe të falen, sepse tekefundit Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës ka amnistuar të gjithë serbët që kanë kryer krime lufte në vendin tonë, pse të mos i falë edhe gjykata e Beogradit, kriminelët e Milosheviqit.
Për masakrimin mizor të 48 anëtarëve të familjes Berisha në Therandë gjykata e Beogradit dënon vetëm 2 nga 20 policët pjesëmarrës. Ajo ka liruar nga përgjegjësia urdhërdhënësin, ndërsa ka dënuar me nga 13 vjet burg vetëm dy ekzekutues të 48 shqiptarëve, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë.
I akuzuari kryesor në gjykimin për krimin në Therandë, ish-komandanti i njësitit të policisë speciale të Serbisë, Radosllav Mitroviq është liruar nga përgjegjësia për dhënien e urdhrit për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në mars të vitit 1999.
Tre nga të akuzuarit për këtë krim janë liruar nga përgjegjësia, ndërsa dy të tjerë janë dënuar me burg prej 20 vjetësh. Dy të akuzuarit e tjerë janë dënuar me 13 dhe 15 vjet burg. (Gjykata serbe për krime lufte kishte filluar procesin gjyqësor ndaj shtatë të akuzuarve më 3 tetor të vitit 2006).
Brukseli zyrtar këto dënime i quan të drejta dhe lavdëron Serbinë e cila ka filluar të dënojë vetë krimet e luftës dhe nuk ka nevojë të dërgojë as kë në Tribunalin e Hagës. Në anën tjetër Brukseli zyrtar, nuk pajtohet me dënimin vetëm gjashtë vjet burg të një komandanti të UÇK-së, meqë ai paska maltretuar fizikisht një bashkëpunëtor të kriminelëve të Serbisë gjatë luftës. Kjo është drejtësia e Brukselit dhe e “miqve” tanë ndërkombëtarë, të cilët i detyruan institucionet vasale të Kosovës që vetë të kërkojnë krijimin e një Tribunali special ndërkombëtar për krimet e UÇK-së, meqë Kosova paska dështuar në arrestimin dhe dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, edhe pse UNMIK-u dhe EULEX-i janë instaluar në Kosovë nga OKB-ja dhe BE-ja, pikërisht për të hulumtuar dhe për të dënuar vetë luftëtarët e UÇK-së, meqë nuk iu kanë besuar institucioneve përkatëse të vendit.
Janë akuzuar dhe dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, kryekrimineli, Sllobodan Millosheviç, ( ka vdekur në burg, nuk është dënuar për krimet pas vdekjes) pastaj Milan Milutinoviq, Nikola Shainoviq, Dragoljub Ojdaniq dhe Vlajko Stojiljković u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe “persekutim për shkaqe politike, raciale dhe fetare”.
Në 2001, kryetari jugosllav Vojsllav Koshtunica ishte pozicionuar kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviqin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës. Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura, Nebojsha Pavkoviq, ish-komandantin e trupave të ushtrisë Vladimir Lazareviq, ish oficerin e policisë, Vlastimir Gjorgjević, dhe Sreten Lukiq. Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së zbuloi ligjërisht se Serbia “përdori dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën … Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me qëllim të xhamive. As pas këtyre masakrave e shkatërrimeve, kriminelët serbë nuk u dënuan për gjenocid kundër popullatës shqiptare, ashtu sikur nuk i kishin dënuar as për vrasjen e masakrimin e 200.000 myslimanëve të Bosnjës e 30,000 kroatëve.
Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar disa nga autoritetet e larta të ish-Jugosllavisë
Sllobodan Millosheviq,
Milan Milutinoviq,
Nikola Shainoviq,
Dragoljub Ojdaniq,
Vlajko Stoiljković
Nebojsha Pavkoviq,
Vladimir Lazareviq,
Vlastimir Gjorgjević, dhe
Sreten Lukiq.
Për krime lufte më Kosovë, gjykatat e Serbisë kanë dënuar disa individë dhe më pas i kanë liruar në rrethana të ndryshme, duke i shpallur të pafajshëm, apo të sëmurë mentalë. Asnjë serb deri tani nuk është shpallur fajtor as është dënuar për krimet monstruoze dhe masakrat e kryera kundër popullatës civile shqiptare në Likoshan, Qirez, Prekaz, Krushë, Celinë, Izbicë, Çikatovë, Meje, Lubeniq dhe në dhjetëra masakra të tjera kudo në Kosovë.
Ky shkrim i faktuar me argumente i është adresuar dhjetëra medieve në Kosovë, madje edhe disa medieve që pretendojnë se i mbrojnë vlerat e luftës, por nuk është botuar asnjëherë.
Kjo është politika gebelsiane, në shumë segmente, që ushtrohet kundër UÇK-së, sidomos në Kosovë, madje edhe nga një segment i kreut të luftës, nga radhët e “kokave” që luftën e kanë “bërë” në Tiranë, apo në mërgim.
Anashkalohen faktet e argumentet relevante, paragjykohet dështimi i gjykatave dhe i politikës.
Veteranët kanë heshtur dhe vazhdojnë heshtjen delirante, sidomos tani që marrin nga Qeveria nga 170 euro sa për duhan, për ndonjë gotë raki, për ndonjë “ilaç”, apo ndonjë vizitë te miku. Tani i kanë futur veshtë në lesh.
Ata i bleu Qeveria.
Disa prej tyre i shet më shtrenjtë në Gjykatën Speciale.