Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, i dorëzoi kryeministrit Albin Kurti Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, i njohur më herët si Raporti i Progresit. Kryeministri Kurti vlerësoi faktin që raporti thekson se ka gjithnjë e më shumë fusha ku qëndrojmë më mirë sesa vitin e kaluar dhe se përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës vlerësohet në të. Qeveria e Republikës së Kosovës ka forcuar kapacitetet në zbatimin, monitorimin dhe raportimin e kërkesave që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizimit Asociimit dhe ERA II. Kjo ka rezultuar në një punë të koordinuar mirë dhe me këtë Raport për Vendin, i cili tregon qartë përkushtimin tonë për agjendën e BE-së dhe tregon progresin e shënuar në shumë fusha”, tha Kurti. Kryeministri theksoi se Kosova ka përmbushur 95 kriteret e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave, andaj është radha që BE-ja të veprojë, për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. “Për shkak të përkushtimit të jashtëzakonshëm në rrugën tonë evropiane, besojmë se ka ardhur koha që Kosova dhe Bashkimi Evropian të përshpejtojnë përpjekjet e përbashkëta për adresimin e çështjeve që qëndrojnë në rrugën e procesit të integrimit në BE”, tha Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …