Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Tomas Szunyog kërkon që të punohet për zgjidhjen e krizës, në mënyrë që të largohen masat e vendosura ndaj Kosovës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog deklaroi sot se është pozitive që anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian shprehën gatishmërinë për të punuar në zgjidhjen krizës aktuale. Pas takimit me Komisionin për Integrim Evropian, ai tha se kërkoi nga ata që të punojnë për zgjidhjen e çështjes në mënyrë që të largohen masat e vendosura dhe t’i kthehen punës më shpejt. Bashkimi Evropian ka njoftuar të shtunën (1 korrik) se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA. Lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti është shprehur të dielën (2 korrik) se ato nuk janë saksione, por masa të përkohshme, për të cilat ka thënë se janë të padrejta. Kurti është shprehur se do të vazhdojnë më zbatimin e programit qeveritar dhe se shpresojnë se masat e përkohshme të jenë shumë të shkurtra./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …