Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim ndërkombëtar dhe ligjor i Kosovës, për të cilin vendi ka rënë dakord qysh në vitin 2013 dhe se është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë Kushtetuese. Ai ka thënë se BE-ja ka propozuar draftin për Asociacionin, për të cilin kryeministri Albin Kurti ishte i gatshëm që ta nënshkruante dhe ta pranonte në tetor të vitit të kaluar. Szunyog ka theksuar se ky draft respekton vijat e kuqe të të dyja palëve dhe se duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Ne kemi propozuar si Bashkimi Evropian një draft. Kuptimi im është se kryeministri Kurti në fakt ishte i gatshëm ta pranonte këtë draft dhe ta nënshkruante tetorin e kaluar. Pra, nga ky këndvështrim, ne besojmë se ky është një draft i mirë, duke respektuar vijat e kuqe të të dyja palëve. Dhe ne besojmë se duhet marrë dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese në atë mënyrë që të jetë e pranueshme dhe Gjykata Kushtetuese mund të vendos për këtë”, ka thënë, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog,