Tomas Szunjog, foli lidhur me miratimin e disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës, por nuk përmendi ligjin për Byronë

Tomas Szunyog: Viti 2023 mund të jetë një vit vendimtar për Kosovën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se viti 2023 mund të jetë një vit vendimtar për Kosovën. Sipas tij, gjatë këtij viti mund të arrihet përparim i madh duke e bërë edhe një herë të qartë si kristali se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave themelore të Bashkimit Evropian. E ardhmja e Kosovës është e qartë. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës është në fuqi dhe e detyrueshme, Agjenda e dytë e Reformave Evropiane është aty për të udhëzuar zbatimin e saj, ndërsa raporti i fundit dhe mjaft pozitiv për Kosovën i Komisionit Evropian gjithashtu thekson reformat që Kosova duhet t’iu jap prioritet”. Presim që në vitin 2023 që Kosova të ndërmarrë hapa të guximshëm drejt normalizimit të plotë dhe ligjërisht të detyrueshëm të marrëdhënieve me Serbinë, përmes dialogut dhe të ndërtojë më tej bashkëpunimin rajonal, tha Sunjog.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …