Avokati Tomë Gashi

Tomë Gashi: Është absurde që ata të cilët e votuan themelimin e Gjykatës Speciale, kërkojnë shfuqizimin e saj

Avokati Tomë Gashi, duke folur për Gjykatën Speciale, ka thënë se disa akuza të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, janë gati vetëm që ende nuk janë publikuar. Ai i cilëson absurde që deputetët, që e votuan themelimin e Gjykatës Speciale, tash kërkojnë shfuqizimin e saj. Sipas tij, janë udhëheqësit aktualë të Kosovës ata që po duan ta parandalojnë formimin e Speciales, sepse po e shohin veten të rrezikuar nga kjo gjykatë. Gashi tha se iniciativa e OVL të UÇK për peticionin kundër Gjykatës Speciale, ka qenë e motivuar dhe nxitur nga udhëheqës shtetëror.

Ai, e ka quajtur jo serioze dhe të vonuar iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. “Fillimisht duhet të ndryshohet Kushtetuta, sepse me ndryshime kushtetuese, heqjen e nenit 24, atëherë mund të jetë ligjore nisma për shfuqizimin e Speciales”, tha ai, duke shtuar se një gjë e tillë do të dëmtonte rëndë marrëdhëniet ndërkombëtare me sponsorisuesit e pavarësisë së Kosovës, posaçërisht me SHBA-të, gjë të cilën asnjë shqiptar nuk e do. Të gjitha këto iniciativa janë të vonuara, përveç nësë sigurohen mbi 80 vota të deputetëve, pavarësisht se kjo do të dëmtonte shumë raportet e Kosovës me faktorin ndërkombëtar. Gashi shtoi se pavarësisht zhvillimeve në Kosovë, për tentimin e shfuqizimit të Speciales, ka akuza të gatshme dhe pritet të publikohen së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …