Avokati, Tomë Gashi, ka thënë për mediet në Shqipëri se Gjykata Speciale e formuar nga qeveria e Kosovës çdo ditë e më tepër jep sinjale se nuk i beson askujt në Kosovë. Edhe në aksionet e bastisjes, policia e Kosovës ka qenë vetëm e pranishme. Në 5 vite ata kanë dëshmuar se nuk i besojnë fare autoriteteve tona. Ata mendojnë se udhëheqësit e Kosovës kanë lidhje të shumta me të gjitha pushtetet në Kosovë, duke nisur nga pushteti gjyqësor, në prokurori, polici e gjykata. Ata nuk do ta thonë kurrë këtë. Por kjo është e vërteta. Gjykatë Ndërkombëtare për Krimet Serbe nuk kemi, i bie që nëse nuk ndryshon situata në të ardhmen, me presion ndërkombëtar që duhet ta bëjmë krimet serbe do të jenë përjetësisht të padënuara edhe pse në bazë të ligjit krimet e luftës nuk vjetërsohen asnjëherë. Por kemi 21 vite që lufta mbaroi dhe dëshmitarët vdesin, provat shkatërrohen dhe personat që kanë qenë aktivë ushtarakë dhe policë nga ana e Serbisë, sigurisht që kanë një moshë të caktuar dhe përjetësisht nuk mund ti ndjekim ata. Në aspektin, që ne nuk do të arrijmë që Kosova të jetë shtet aq i fortë sa Institucionet në Izrael të cilët përjetësisht merren me kapjen e kriminelëve nazistë dhe i dërgojnë në Izrael për ti gjykuar. Kosova është larg këtyre mundësive dhe ne do ta kemi tepër të vështirë për të mos thënë të pamundshme për të vendosur në bankën e të akuzuarve ato serbë që kanë bërë këto lloj krimesh të tmerrshme në Kosovë, të cilat pas luftës së dytë botëre nuk ishin parë. Serbët që janë dënuar për krimet e Kosovës numërohen me gishtat e dorës”, tha Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …