Avokati i mirënjohur dhe mbrojtësi i vlerave të luftës së UÇK-së, Tomë Gashi, ka thënë se në mesin të akuzuarve nga Gjykata Speciale kundër UÇK-së pritet të ketë edhe politikanë të njohur në vend. Në momentin kur këto akuza do të bëhen publike, do të priten edhe turbullira të ndryshme politike dhe shoqërore. Nëse zyrtarë të lartë të partive, të figurave politike apo ata që e mbajnë pushtetin në Kosovë, do të akuzohen nga Gjykata Speciale, me siguri që do të thotë ndryshime politike. Gjykata Speciale është Gjykatë raciste dhe është formuar për t’i gjykuar vetëm shqiptarët. Një shtet multi-etnik,ka votuar për gjykimin e pjesëtarëve të vetëm një nacionaliteti, pra vetëm shqiptarëve, ky është një veprim katastrofal. Numri i akuzave nuk do të dihet kurrë derisa të vijë koha që Gjykata Speciale të mbyllet, ka përfunduar, avokati, Tomë Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama” Në këtë proces të Shqipërisë drejt BE-së, të gjitha pushtetet duhet të bëjnë progres, jo vetëm qeveria
Kryeministri i vendit Edi Rama ishte i pranishëm në punimet e Komisioni të Posaçëm Parlamentar …