Avokati Tomë Gashi

Tomë Gashi: Gjykata Speciale nuk arreston asnjë serb, që gjatë luftës ka vrarë fëmijë dhe shqiptarë civilë të paarmatosur

Bastisjet në shtëpitë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, z. Jakup Krasniqi janë duke vazhduar ende që nga ora 6:00 e mëngjesit dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë.

Policia e Prokurorisë Special në Hagë dhe Njësia e Specializuar e Policisë së EULEX-it mund të bastisin secilën shtëpi të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse kështu keni votuar, ju deputetët e Republikës së Kosovës më 3 gusht 2015.

Atyre nuk i nevojitet asnjë urdhëresë dhe as një leje nga asnjë Institucion i Republikës së Kosovës, sepse ju kështu keni votuar.

Këto njësi të policisë së specializuara nuk mund të bastisin asnjë shtëpi dhe nuk mund të arrestojnë asnjë serb të dyshuar për krime të luftës, asnjë serb që gjatë luftës ka vrarë fëmijë dhe shqiptarë civil të paarmatosur, asnjë serb që ka dhunuar dhe ka bë kërdi në Kosovë deri në gjenocid kundër nesh, sepse ju kështu keni votuar.

Gjykata Speciale ka akuzuar dhe do t’i akuzojë hierarkinë më të lartë të UÇK-së, sepse ju kështu keni votuar.

Gjykata Speciale do t’i konfirmojë aktakuzat, sepse ju kështu keni votuar.

Gjykata Speciale do t’i gjykojë pjesëtarët e UÇK-së, por jo ushtarët serb, jo policët serb, jo paramilitarët serb, jo hierarkinë më të lartë të ushtrisë dhe policisë, sepse ju kështu keni votuar.

Ky është vetëm fillimi dhe asgjë ende nuk kemi parë, se çfarë do të na bëjë Gjykata Speciale, sepse ju kështu keni votuar.

Tani kemi tre pjesëtarë të UÇK-së në burg në Hagë dhe fatkeqësisht shumë shpejtë do të kemi edhe shumë të tjerë, sepse ju kështu keni votuar.

Gjykata Speciale dalëngadalë po na shndërron ne shqiptarëve nga viktima të luftës në agresor, sepse ju kështu keni votuar.

Bastisjet ende vazhdojnë dhe do të ketë edhe të tjera, sepse ju kështu keni votuar.

Skena të tilla si të sotme por edhe më të rënda do të shohim së paku edhe 10 vitet e ardhshme, sepse ju kështu keni votuar.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …