Tomë Gashi

Tomë Gashi: Mund të ndodh që EULEX-i të mos ketë kompetenca që të merret me rastin e Azem Sylës

Avokati, Tomë Gashi ka bërë të ditur për mediet  se seanca gjyqësore, e cila ishte paraparë të mbahej sot kundër ish-deputetit, Azem Syla dhe të tjerëve nuk është mbajtur, për shkak se mandati i EULEX-it ka përfunduar dhe nuk dihet nëse do të vazhdohet. Kanë anuluar të gjitha seancat që kanë qenë për sot, nesër dhe të premten, dhe në rast se i vazhdohet mandati i EULEX-it atëherë ne do të njoftohem me kohë dhe do të vazhdojmë ashtu si janë procedurat. Avokati, Gashi më tutje ka shtuar se gjithçka do të varet edhe nga kompetencat që EULEX do të ketë më tej. Varet a i vazhdohet mandati me kompetenca të njëjta dhe nëse kompetencat ndryshohen atëherë mund të ndodh që EULEX nuk mund të ketë kompetenca që të merret me rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve”, tha Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …