Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi deklaron me fakte se Astriti nuk është vetëvrarë në burgun e Prizrenit. Këtë e ka treguar raporti i ekspertizës nga ekspertët e pavarur. Ai në dy-mujorin e vdekjes së Astritit në një konferencë për gazetarë tha se në video incizimet e publikuara të burgut të Prizrenit është bërë prerja e shiritit të kamerave të burgut. Kjo sipas tij vërteton se qelia ose dhoma ku ka qëndruar Astrit Dehari nuk është mbyllë hermetikisht deri në orën 16:51, ndërsa për vdekjen e Astrit Deharit është raportuar rreth orës 15:00. Gashi ka thënë se edhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxha, e ka mbyllur rastin duke u thirrur në raportin e Mjekësisë Ligjore, dhe kjo sipas tij është keqpërdorim.
“Është gjetur gjak në rrobat e poshtme, është gjetur gjak në këmishë dhe në brekë, por jo në xhemperin e tij. Sa i përket ekspertizës së fundit nga prokuroria themelore në Prizren thuhet qartë se nuk kanë gjendur gjendje emocionale të çrregulluar”, tha Gashi. Avokati Gashi ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha që të mos ndërhyjë në sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij ajo është motivuar politikisht në lidhje me deklaratat për vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit. Ai tha se ministrja deklaron se në rastin kanë marrë pjesë tre përfaqësues të EULEX-it, gjë që sipas tij nuk është e vërtetë. por aty ka qenë vetëm një përfaqësuese. Ai ka demantuar ministren Hoxha e cila ka deklaruar se të gjitha provat kanë qenë të mbyllura hermetikisht dhe janë dërguar për analiza hetimore. “Ky dokument është i policisë, ndërsa ministrja e Drejtësisë thotë se gjithçka ka qenë e mbyllur hermetikisht dhe janë marrë për analiza”, tha Gashi. Sipas tij, ministrja Hoxha në njërën anë ka kërkuar nga prokuroria të hetojë pistën e vdekjes së Astrit Deharit, ndërsa në të njëjtën kohë ajo kërkon hetimin për ekspertët të cilët sipas tij me ekspertizë e vërtetojnë se Dehari është vrarë. Gashi ka thënë se edhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren Sylë Hoxha, e ka mbyllur rastin duke u thirrur në raportin e Mjekësisë Ligjore, dhe kjo sipas tij është keqpërdorim. Avokati Gashi tha se raportin përfundimtar për vdekjen e Astrit Deharit ende nuk e kemi. Konferenca është mbajtur në dy mujorin e vdekjes së Deharit, /KosovaPress.