Tomë Gashi, avokati i familjes Deharit, ka publikuar raportin e ekspertëve të pavarur në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje!-s, Astrit Dehari në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ai ka akuzuar kryeprokurorin e Gjykatës Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, i cili ka publikuar një raport mashtrues, ku janë caktuar gjoja shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit. As me një shkronjë Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka thënë se Dehari ka bërë vetëvrasje. Krejtësisht të kundërtën e kanë thënë ekspertët e pavarur. Në përfundimin e tyre në rastin konkret kemi të bëjmë më lëndime në parakrahun e majtë, në anën e djathtë të qafës. Këto kanë qenë lëndime me mjete mekanike dhe janë klasifikuara si shenja mbrojtëse. Kemi të bëjmë me vrasje, jo me vetëvrasje. Është demantuar teoria e Sylë Hoxhës, që Astriti ka bërë vetëvrasje. Ne bazë të ekspertëve të pavarur ka pasur lëndime të mëdha në kokë, në dorën e majtë dhe nofull. Kanë qenë lëndime vetëmbrojtëse. Vdekja ka ardhur nga asfiksia që është ngufatje që kryhet gjatë dhunimit me qëllim pengimin e britmës. Të dhënat e vendit të ngjarjes tregojnë se kemi të bëjmë me jastëk që është gjetur në dysheme, ka thënë mes tjerash avokati, Tomë Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …