Avokati, Tomë Gashi, ka reaguar lidhur me kërkesën e organeve serbe të drejtësisë, që organet kompetente të Kosovës, t’iu dërgojnë informata për hetimet që po zhvillohen lidhur me vrasjen e politikanit serb në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq. Gashi, ka porositur organet e policisë dhe drejtësisë që të mos informojnë institucionet përkatëse serbe, pasi Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si territor të saj, pra pjesë të Serbisë. Ai gjithashtu thotë se organet serbe vazhdojnë të refuzojnë bashkëpunimin me Kosovën, që nga viti 1999 dhe të ofrojë informata të ndjeshme për vrasjen e mbi 15 mijë civilëve shqiptarë dhe zhdukjen e mbi 6000 të tjerëve, shkatërrimin e mbi 120 mijë objekteve të banimit dhe infrastrukturës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …