Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi po thiotë se Gjykata nuk po i zbaton aktgjykimet e veta të cilat janë në favor të klientit të tij. Përmes një postimi Gashi ka thënë se Gjykata po i interpreton qëllimisht aktgjykimet në dëm të ish komandatit të përgjithshëm të UÇK-së. “Për Gjeneral Sylejman Selimin gjykata nuk i zbaton as Aktgjykimet e veta te cilat jane në favor të lirimit të tij pa kushte, por te njejtat i interpreton qellimisht ne dem te tij dhe dihet pse. Gjeneral Sylejman Selimi nuk mund te blieht jo.! Kujtojmë se në aktgjykimin e mëhershëm ishte liruar me kusht i akuzuari tjetër, Jahir Demaku”, ka shkruar Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …