Avokati, Tomë Gashi, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur në lidhje me mbajtjen në paraburgim të Sylejman Selimit e Jahir Demakut. Gashi që mbron Selimin, ka thënë se ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po mbahet kundërligjshëm në paraburgim, ani pse Gjykata Supreme ka anuluar të gjitha aktgjykimet në rastin e njohur si Drenica I. Ndërkohë Sylejman Selimi ishte dënuar edhe ne rastin Drenica II, por edhe këtë rast e ka prishur Gjykata Kushtetuese, duke e kthyer ne rivendosje në Gjykatën Supreme. Tomë Gashi ka thënë se nuk ka asnjë arsye juridike që të mbahen në paraburgim Sylejman Selimi e Jahir Demaku, pasi që edhe në kohën kur janë dënuar kanë qenë duke u mbrojtur në liri. Sylejman Selimi ishte dënuar në dy raste me dënim unik prej 10 vjetësh, ndërsa më vonë me vendim të Gjykatës Supreme dënimi i është zbutur në tetë vjet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …