Tomislav Marković

Tomislav Marković: Kriminelët e luftës janë pasuria jonë më e begatshme natyrore

Nuk është fashist ai që ka vrarë civilë në Ovçari, sikur Shlivançanini, por ai i cili proteston kundër kthimit të kriminelëve në jetën politike e publike dhe kundër rehabilitimit të tyre.

Përderisa krerët e Serbisë janë kaq eksplicitë në mbrojtje të kriminelëve të luftës, Gjykatave  nuk u mbetet tjetër  vetëm t’ i zbatojnë urdhrat e tyre.  Dokumentet  do të fabrikohen disi, por dëshmitë e rrejshme janë mjete të përshtatshme për të deformuar të vërtetën para gjyqit. Nuk është kjo hera e parë që organet e drejtësisë vihen në mbrojtje të çështjes sonë ( cosa nostra) duke u shërbyer me merifete të ndryshme.

Përderisa Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi kishte publikuar dosjen, “Lubisha Dikoviç”, në të cilën ka vënë në pah sa e sa të dhëna e dëshmi për krimet e luftës në Kosovë, në zonën që ishte nën komandën dhe përgjegjësinë e tij, ku janë kryer krime lufte, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Serbisë, ka akuzuar Fondin për të Drejtën Humanitare dhe  drejtoreshën, Natasha Kandiq, për pasqyrim të pavërtetë të realitetit. Procesin e tillë gjyqësor edhe e ka fituar, por në një mënyrë të veçantë. Gjykatësi nuk ka lejuar të dëgjohen dëshmitarët, të cilët kanë ngritur akuzat dhe krejt gjykimi ishte zhvilluar si një farsë e llojit të vet.  Po kujt ia ndien për disa rregulla të vendosura atje, si gjykim i drejtë, i paanshëm sikur kërkon Perëndimi. Asokohe, kryeministri i Serbisë, Vuçiq, kishte thënë mirë e bukur se Dikoviqi ishte “oficer i ndershëm”, ndërsa kryetari i atëhershëm  i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, Lubisha Dikoviqin e kishte dekoruar me  Shqiponjën e Bardhë dhe  me shpatë të Klasës  të Parë. Dhe si u dashka  që një gjyqtar t’ i besojë diku atje larg një të dhëne apo dëshmie të kujtdo  qoftë, sesa dëshmive faktike, zyrtare,  të kryetarit dhe të kryeministri të vet…  ( Pjesë nga komenti i Tomislav Marković: Kriminelët e luftës janë pasuria jonë më e begatshme natyrore, botuar në Al-Xhazira).

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …