Tomisllav Nikoliq

Tomislav Nikoliq: Serbia nuk do të heq dorë kurrë nga kërkesa për ekstradimin e Haradinajt

Burimet serbe të lajmeve  bëjnë të ditur se në fillim të javës së ardhshme, autoritetet gjyqësore në Francë do ta kenë në dorë kërkesën zyrtare të Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt,  në Serbi.  Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se Serbia nuk do të heq dorë kurrë nga kërkesa për ekstradimin e Haradinajt, i cili u arrestua gjatë kësaj jave në Francë. Ndërkohë Avokati i Haradinajt, Arianit Koci ka thënë se  tashmë është dërguar kërkesa për lirimin me kusht. Ai gjithashtu ka thënë se pret nga gjykata në Francë që të merret në konsideratë kjo kërkesë.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …