Tomislav Marković

Tomisllav Markoviq: Kultura e vdekjes: Vepër “jetësore” e kriminelëve të luftës në Serbi

(Kriminelët serbë të luftës po shprehim maninë e shkrimit të veprave)

Pasi kanë përfunduar karrierën e turpshme me kallash nën pallto e revole në rrip, kriminelët serbë janë zbuluar papritur në vetvete, edhe si shkrimtarë të papërmbajtshëm me stilolaps nën jastëk, duke shkruar përjetimet e tyre në burg dhe duke i botuar ato. Dikur ata kishin  vrarë, gra, fëmijë, të moshuar dhe civilë të tjerë, ata tani ata tërë energji kanë filluar ta hedhin në letër edhe kujtimet e tyre. Prodhimi i tyre e ka bërë tashmë të konsiderueshme, kulturën serbe, duke e pasuruar me vëllime  pafund  të kujtimeve dhe ditarëve kryesisht prozë, në mënyrë që ne mund të flasim për fenomenin specifik të krijimtarisë së tyre.

Një skriboman i  dënuar për krimet më të rënda të luftës është dhe, Vinko Pandureviq, i cili është paraqitur kohët e fundit për publikun me veprën e tij të fundit “Nëndetësja  e Hagës”, vepër të  përbërë nga shënimet, në formë ditari  që i ka shkruar gjatë qëndrimit në burgun e Hagës. Pandureviq ishte komandant i Brigadës së Zvornikut, në kuadër të Korpusit Drina. Ai mori pjesë në sulmin mbi boshnjakët e pambrojtur në Srebrenicë dhe u dënua 13 vjet burg për ndihmë dhe inkurajim, vrasje masive dhe transferimin me forcë të civilëve.

Në promovimin e librit të Pandureviqit,  i cili u mbajt në lokalet e Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë, ka marrë pjesë në një tjetër kriminel lufte, që ka kryer dënimin e tij. Ai është  Nikolla Shainoviq, i cili në Tribunalin e Hagës ishte dënuar 18 vjet burg për zhvendosjen e dhunshme, deportimin, vrasjen dhe përndjekjen e  popullatës shqiptare nga Kosova, si dhe një nga pjesëmarrësit kyç në ndërmarrjen e përbashkët kriminale.

Kjo ishte një ngjarje kulturore,  në të vërtetë një ngjarje kulturore  të klasës të parë me pjesëmarrësit, të cilët do të përdoren nga gjeneratat e ardhshme për të shkruar dhe historinë e larë me gjak….( Fragment nga një shkrim i analistit, Tomislav  Markoviq,  botuar në Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …