Qeveria e Kroacisë ka thënë se Serbia për shkak të situatës së vështirë në Kosovë po përpiqet që të “godasë” luftën e Kroacisë për çlirim. Ne emër të Qeverisë kroate ka folur ministri, Tomo Medved, të hënën i cili ka thënë se “operacioni Stuhia” për të cilin Serbia pretendon se ka qenë “krim lufte”, sipas Zagrebit ishte një përpjekje për çlirim. “Serbia nuk kishte fuqi të përballej me të kaluarën e saj, me rolin e saj si iniciatore e agresionit kundër Kroacisë, pastaj ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe më pas ndaj Kosovës. Faktet historike janë të qarta – Kroacia zhvilloi një luftë të drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare për atdheun”, thuhet në Twitter në faqen e qeverisë. Po ashtu, theksohet se “Serbia nuk ka prova konkrete, por përmes aktakuzave po përpiqet t’i ridrejtojë vështirësitë e saj, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Bosnje dhe Hercegovinën”. “Por nuk do të ketë sukses. Lufta e Atdheut është themeli më i fortë i një Kroacie të pavarur dhe sovrane”, ka thënë Medved.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …