Tomor Alizoti ka dhënë dorëheqje nga kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Tomor Alizoti ka dhënë dorëheqje nga kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Tomor Alizoti, Drejtuesi i Departamentit të ish të Përndjekurve në PD dhe njëkohësisht anëtar i Kryesisë së kësaj partie Tomor Alizoti ka dhënë dorëheqjen nga të dyja këto funksione. Ai ishte një ndër emrat brenda Partisë Demokratike që kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Në arsyetimin e tij ka shkruar se në përfundim të votimit të anëtarësisë së PD-së për kryetarin e saj, jap sot dorëheqjen time nga detyra e Drejtorit të Departamentit të ish të Përndjekurve dhe nga ajo e anëtarit të Kryesisë. Unë, pas humbjes dramatike të PD-së mbrojta qëndrimin se z Lulzim Basha ishte përgjegjësi kryesor për këtë humbje dhe duhej të jepte dorëheqje  në mënyrë që partia të niste një proces reflektimi dhe ringritjeje. Dorëheqja e Bashës do të ishte një akt demokratik i nevojshëm dhe një pranim i vërtetë i përgjegjësive.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …