Toni Bler qëndroi për një vizitë private në Shqipëri

Toni Bler qëndroi për një vizitë private në Shqipëri

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Bler, më i merituari në aksionet e NATO-s kundër Serbisë gjatë luftës në Kosovës, miku i madh i shqiptarëve, ka qëndruar për një vizitë jo zyrtare në Shqipëri, me ç’ rast është takuar me kryeministrin e vendit, Edi Rama. Udhëtimi i ish-kryeministrit Britanik në Shqipëri nuk kishte qenë i planifikuar,  raporton gazeta “Daily Mail”. Bler dhe Rama kanë qëndruar në fshatin turistik, Dhërmi, në jug të Shqipërisë, ku kryeministri, Rama ndodhej në pushime. Toni Blair, tani në moshën 63 vjeçare, raportohet të ketë mbërritur atje me një helikopter,  ushtarak i cili, kishte aterruar në stadiumin e Himarës. Një zëdhënës i kryeministrit, Edi Rama ka deklaruar për mediet se  Tony Blair ishte “në një vizitë të shkurtër e private, në Shqipëri”. Edhe zyra e Tony Blairit në Londër ka konfirmuar se  vizita e tij ishte e shkurtër dhe private.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …