Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe,Tony Blair, pas përfundimit të takimit me kryetaren Vjosa Osmani, ka deklaruar se është rikthimi i tij në Kosovë është moment i emocioneve të thella. “Dua ti nderoj njerëzit e Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre në atë kohë para 25 vitesh dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që t’ia shohin të mirën çlirimit të para 25 viteve. Atëherë isha i bindur se ishte e gjëja e duhur për ta bërë dhe vazhdoj ta kem këtë bindje dhe tani jam i bindur që duhet të rrimë krahë njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj”, ka deklaruar Blair. Ai u shpreh se Kosova meriton të jetë në familjen e kombeve. Këtu po ndodhin gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën e jo vetëm për popullin e Kosovës dhe pres me padurim ta shoh ditën kur Kosova si komb i pavarur dhe sovran zë vendin e duhur në familjen e kombeve. Dua të shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës që e kam ndjerë atë kohë, e ndjej tani dhe do ta ndjej edhe në të ardhmen”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …