Gazetarja e mediumit të njohur “Politico”, Nahai Toosi ka shkruar se gjendja në Kosovë nga pandemia është shumë e rënduar ndonësi nuk paraqitet si e tillë. Duke u thirr në një kabllogram të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ajo ka shkruar se ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në këtë dokument ka deklaruar se ambasada në Prishtinë është “në pikën kritike”. Sipas kabllogramit, të shpalosur nga gazetarja Nahai Toosi, rreth 20 për qind të punonjësve të kësaj ambasade kanë qenë të infektuar me COVID-19, shumica staf lokal. Aty është thënë se “ky është indikacion për humbjen e kontrollit të sëmundjes në Kosovë”. “Kosova sillet sikur një shtet pa COVID-19… Por Kosova është një shtet i rrënuar nga pandemia… në SHBA, nëse nuk bartni maskat në publik ju mund të përfundoni në një video virale; në Kosovë më shumë ka gjasa të bëheni trend në rrjetet sociale sepse po mbani maskë, ka shkruar mes tjerash në twiter gazetarja e mediumit të njohur “Politico”, Nahai Toosi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …