Partia Social Demokrate, vlerëson se për një vjet të funksionimit ka arritur që të bëjë shumë punë në të mirë të vendit. Faton Topalli deputet i PSD-së, tha se nuk janë aspak “pishman”, që janë larguar nga Vetëvendosje, dhe sipas tij ato bëjnë konstatim të gjendjes, kurse PSD ofron zgjidhje konkrete. Topalli ka deklaruar se LDK-ja është shndërruar në bisht të LVV-së, dhe kjo sipas tij është shumë e çuditshme. Kërkesën për të çuar vendin në zgjedhje duke ditur që nuk janë votat, Topalli e ka quajtur lojë që nga fillimi, dhe padrejtësisht e kanë akuzuar PSD-në për këtë. Sipas tij janë LDK-ja dhe Vetëvendosje po i mundësojnë funksionimin e kësaj qeverie duke mos bërë projekte konkrete si opozitë për të kushtëzuar qeverinë. Topalli tha se shembull i punës së PSD-së është qeveria në Prishtinë dhe Dardanë, të cilat sipas tij janë model për komunat e tjera. Ai tha se PSD-ja padyshim që do të jetë parti parlamentare, dhe sondazhet që po bëhen sipas tij janë për shkak se PSD-së ia kanë frikën.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …