Zyrtarja për barazi gjinore dhe koordinatore për të drejtat e njeriut, Vera Bytyçi, në koordinim me drejtorë të disa shkollave fillore e të mesme të ulta, në komunën e Malishevës, kanë realizuar ligjërata me nxënës me tematikën ”Trafikimi prek të gjithë, ta mbrojmë veten dhe fëmijët tanë”, nën slloganin ”MOS HESHT”. Referues në ligjërata, kishte edhe nga institucionet e sigurisë lokale. Fushata ”Trafikimi prek të gjithë, ta mbrojmë veten dhe fëmijët tanë”, nën slloganin ”MOS HESHT”, përmes ligjëratave të drejtpërdrejta me pjesëmarrjen e nxënësve dhe të mësimdhënësve të lëndëve përkatëse ka përmbyllur aktivitetet.