Trafiku Urban dëshmon një qasje të shkëlqyer ambientale për personat me aftësi të kufizuara

Trafiku Urban dëshmon një qasje të shkëlqyer ambientale për personat me aftësi të kufizuara

Instituti Kosovar i Ergoterapisë (INKET) është në punë të vazhdueshme të monitorimit të hapsirave publike që ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për pjesmarrje aktive për persona me aftësi të kufizuara. Këtë të hënë më 25 Janar, ekipi i INKET ndau çmimin e qasshmërisë për përsonelin e Trafikut Urban në Komunën e Prishtinës. Autobusët e Trafikut Urban ofrojnë një mjedis komod dhe një hapsirë të përshtatshme që lejon qasjen për karroca me një mekanizëm përkuljeje kur karroca hyn brenda, hapsirë të mjaftueshme për një karrocë brenda autobusit, ulëse të vecanta për përsona me limitime tjera fizike. Trafiku Urban në staf ka 4 persona me aftësi të kufizuara të punësuar si dhe i gjithë stafi janë shumë bashkpunues e të gatshëm të ndihmojnë të gjithë.

INKET falenderon Trafikun Urban që lejon një qasje për të gjithë në destinacione të shkurtëra por mjaft të bukura në rrugët e kryeqytetit.

Për më shumë informacione kontaktoni:  

[email protected]

[email protected] 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …