Tragjedi në Krujë: nga zjarri në autobus vdes një grua, lëndohen 11 të tjera

Tragjedi në Krujë: nga zjarri në autobus vdes një grua, lëndohen 11 të tjera

Një ngjarje e rëndë me bilanc tragjik ndodhi sot kur një autobus me përfaqësues të Kishës Ortodokse ‘Shën Theodhori’ nga Vlora mori flakë teksa po udhëtonte në Krujë. Si pasojë e zjarrit që përfshiu autobusin, një grua humbi jetën nga djegiet e rënda, ndërsa 11 gra të tjera të cilat kanë pësuar lëndime janë dërguar në Spitalin e Tiranës. Sipas burimeve policore, viktima është rreth 60-vjeç. Shumë prej të plagosurave kanë pësuar djegie, ndërsa tri prej tyre janë në gjendje të rëndë. Në bazë të hetimeve fillestare mësohet se shkaku i kësaj fatkeqësie ka qenë shpërthimi i zjarrit në motorin e autobusit, ku më pas flaka e tymi përfshiu tërë autobusin. Autobusi ndodheshin 30 persona, shumica gra nga Kisha Ortodokse ‘Shën Theodhori’ në Vlorë,po udhëtonte drejt Ulqinit ku ishte planifikuar një vizitë turistike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …