Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq ka deklaruar se fuqia e subjektit poltik “Lista Serbe” do të varet nga raportet që do t’i kenë mes veti partitë politike shqiptare dhe qasjes së tyre për formimin e përbërjeve të reja të institucioneve të larta të vendit. Ajo ka shtuar më tutje se përpjekjet e Listës Serbe për ta shtuar ndikimin e saj politik në institucionet e Kosovës, janë parë pikërisht gjatë zgjedhjeve. “Lista Serbe është përpjekur që përmes votave të orkestruara të serbëve në komunat ku ata janë shumicë në Kosovë, të sigurojë mandate për deputetë për subjektet politike të komuniteteve tjera joshumicë, në mënyrë që më pas të ketë lojalitetin e tyre në, pra “lojën me numra”, në kohën kur do të zgjedhet presidenti i vendit. Në qoftë se partitë shqiptare do të bëjnë shantazhe gjatë zgjedhjes së presidentit të Kosovës dhe në qoftë se atë hapësirë e shfrytëzon Lista Serbe, që përmes votave të saj të përmbushë disa kuota për zgjedhjen e presidentit, si dhe në këtë mënyrë të nxjerrë përfitime për vete, atëherë kjo është çështje për zotëri Kurtin. Pra, a do ta pranojnë ai dhe zonja Osmani këtë apo do të shkojnë drejt asaj që me pakicat tjera dhe partitë shqiptare të gjejnë kompromis për kompletimin e institucioneve të Kosovës” ka deklaruar mes tjerash politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …