Trajnohen bletarët e Klinës

Është mbajtur trajnimi për fermerët bletar në kuadër të shërbimeve këshillimore që është organizuar nga Drejtoria për Bujqësi në komunën e Klinës, në bashkëpunim me departamentin e shërbimeve këshillimore të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Consult Engineering. Trajnimi është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal të Klinës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte tema: Punët në bletari për muajin Mars dhe Prill, ligjëruar nga profesor Haxhi Demë Ukaj.

Fermerët bletar nga Klina kanë treguar interesim për të marr këshilla. Numri pjesëmarrës ishte 70-të fermerë.

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në fund të trajnimit ka shpërndarë broshura për fermerët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …